Nis seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, vetëm tetë prej tyre të pranishëm

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 10:47
Nis seanca ndaj veteranëve të UÇK-së, vetëm tetë prej tyre të pranishëm

Nga 11 veteranët dhe invalid të UÇK-së vetëm tetë prej tyre janë paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

Pjesë e aktakuzës janë Xhevdet Qeriqi dhe dhjetë veteranë të tjerë.

Seanca ka nisur dhe po procedohet nga gjykatësja Lumnije Krasniqi dhe Prokurori i Shtetit, Menduih  Kastrati.

(Kosova Sot Online)