Jon Biden e përgëzon NASA-n për lëshimin e sondës në planetin Mars

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 10:55
Jon Biden e përgëzon NASA-n për lëshimin e sondës në planetin Mars

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar agjencinë NASA për lëshimin me sukses të sondës “Perseverance” në planetin Mars.

Gjatë një bisede telefonike me një zyrtar të kësaj agjencie që e zhvilloi të enjten, kreu i Shtëpisë së Bardhë foli për krenarinë që ka ndier për arritjen e NASA-s, shkruan Independent.

Sonda “Perseverance” u lëshua në një krater në Mars pas një fluturimi 7-mujor dhe pas një procesi të zbritjes që u përshkrua si “shtatë minutat e tmerrit”. Ky objekt është i ndërtuar për të kërkuar shenja të jetës në planetin fqinj të Tokës.

Bideni e përcolli lëshimin e sondës në Mars përmes televizorit dhe e telefonoi laboratorin e NASA-s afër Los Angelesit rreth një orë pas arritjes historike.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të NASA-s, Steve Jurczyk, në një konferencë për gazetarë tha: “Fjalët e tij të para ishin ‘Përgëzime, njeri’ dhe e dita që ishte ai (presidenti). Nuk u zura në befasi, vetëm një president mund të thoshte ashtu.”

“Ai tregoi se sa krenar është për atë që ne kemi arritur”, shtoi shefi i NASA-s. Më vonë, Bideni publikoi një shkrim në Twitter, me të cilin e vlerësoi lart atë që e quajti fuqi të shkencës.

(Kosova Sot Online)