Burgoset gruaja që i dërgoi kokë derri në restorantin “hallall” ish të dashurit

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 11:24
Burgoset gruaja që i dërgoi kokë derri në restorantin “hallall” ish të dashurit

Një grua që i dërgoi ish të dashurit kokë derri është dënuar me 15 muaj burgim në Britani të Madhe.

Tia McBean, 33 vjeçe, gjithashtu e “bombardoi” ish të dashurin, Oralton Robinson dhe partneren e tij me thirrje telefonike dhe porositi pica në shtëpinë e tyre, shkruan Daily Mail.

Prokurori Matthew Dalton gjatë seancës tha: “Oralton Robinson shpjegon se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tia McBean më 2018 për disa muaj, kur ishte me partneren e vet, Arkeyia Bish.”

Pasi u ndanë, McBean i dërgoi ish të dashurit mesazhe, i trokiste në derë natën vonë, i linte letra dhe e telefononte më shumë se 100 herë në ditë.

Tia McBean, gruaja që u dënua me 15 muaj burgim

Ajo e bëri cak edhe restorantin e partneres së Robinsonit, duke u dërguar mesazhe në Facebook klientëve të rregullt me pretendimin e rremë se ka parë një burrë duke kryer akt seksual në tenxhere. Vitin e kaluar, ajo dërgoi kokë derri në restorantin e partneres së ish të dashurit.

Robinsoni punon së bashku me partneren e vet në restorantin e saj. “E hapi kutinë, ishte kokë derri. Ai nuk e priti këtë dhe kurrë nuk do të porosiste diçka të tillë. Ata shërbejnë vetëm mish hallall në restorant”, tha prokurori Dalton.

(Kosova Sot Online)