Viola Von Cramon: Askush nuk është dënuar në Serbi për sulmet ndaj gazetarëve

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 12:54
Viola Von Cramon: Askush nuk është dënuar në Serbi për sulmet ndaj gazetarëve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se për gazetarët të cilët janë sulmuar vitin e kaluar askush nuk është mbajtur përgjegjës.

Von Cramon ka shkruar se duhet t’i ipet fund mosndëshkimit të autorëve të krimit.

“Vitin e kaluar një numër gazetarësh janë sulmuar në Serbi derisa ishin duke e bërë punën e tyre. Por askush nuk është mbajtur përgjegjës nga forcat policore. Ne duhet t’i japim fund mosndëshkimit të autorëve të krimit. Liria e Mediave”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)