Në Istog rrëmbehet një vajzë

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:23
Në Istog rrëmbehet një vajzë

Një burrë në Istog ka raportuar në Polici se më 18 shkurt është rrëmbyer vajza e tij nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa prindi thotë se vajza e tij u rrëmbye nga dy persona me një veturë me targa vendore.

”Istog 18.02.2021 – 17:30.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj  kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

*Fotografia ilustruese

(Kosova Sot Online)