Sulm me thikë e të shtëna me armë në Podujevë, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:37
Sulm me thikë e të shtëna me armë në Podujevë, Policia jep detaje

Një lëndim i rëndë trupor ka ndodhnur dy ditë më parë në Podujevë, ku një person është sulmuar me thikë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë. Sipas dëshmitarëve me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë.

“Rr. Salih Çitaku, Podujevë 18.02.2021 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)