Shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë habit me orën e çuditshme në dorë

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 13:02
Shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë habit me orën e çuditshme në dorë

Shefja e re e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iëeala, si duket ka shije të veçantë për orat e dorës. Ajo në disa raste është parë me dy ora të vendosura në një palë rripa.

E zgjedhur në krye të organizatës më të rëndësishme botërore për tregti më 15 shkurt, Ngozi sigurisht që do të vlerësohet më shumë për deklaratat dhe qëndrimet e saj, por për shkak të ekspozimit më të madh para medieve, do të bien në sy edhe veshja dhe aksesorët e saj.

Një ndër arsyet pse zonja Ngozi mund të ketë zgjedhur këso ore të çuditshme është përcjellja e kohës në dy zona të ndryshme kohore, ndonëse në treg ka ora dore që kanë vetëm një “bërthamë”, por që e tregojnë orën për të gjitha zonat kohore.

Sidoqoftë, përderisa ajo mban në dorë orën me tri “bërthama”, në pozitën e re e presin sfida për të cilat do të shkruhet shumë më tepër në medie. Një ndër detyrat kryesore do të jetë përmirësimi i raporteve tregtare mes fuqive botërore, sidomos kundërshtimi i luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e cila ka ndikuar negativisht edhe te palët e treta apo vendet më të vogla.

(Kosova Sot Online)