Aksident, automjeti përplas 17-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 14:32
Aksident, automjeti përplas 17-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Mesditën e sotme në Kamëz ka ndodhur një aksident.

Sipas informacioneve zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në “Bulevardin Blu” në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)