Ndryshojnë sërish temperaturat në Kosovë

  • G.G /
  • 20 February 2021 - 14:52
Ndryshojnë sërish temperaturat në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të dielës Kosova do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)