30-vjeçari, shpenzon 20 mijë dollarë për t’u dukur si dragua

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 08:08
30-vjeçari, shpenzon 20 mijë dollarë për t’u dukur si dragua

Një artist cirku, i cili numrat e preferuar i ka me flakë, ka shpenzuar më shumë se 20 mijë dollarë për t’i ngjasuar një dragoi.

30-vjeçari Joshua Bruns, ka kryer ndërhyrje duke bërë tatuazh të bardhën e syve, për ta etiketuar veten si personi më i “modifikuar në botë”.

Gjithçka nisi në moshën 19-vjeçare, kur Joshua vendosi të ndante gjuhën në dy pjesë.

Që prej asaj kohe Joshua ka bërë ndërhyrje të shumta në trup, ku spikat dhe prerja e veshëve dhe silikoni në formën e bririt i vendosur në ballë.

Në këtë rrugë, 30-vjeçari ka mbështetjen e të dashurës, e cila e shtyn që t’i shtojë ndryshimet në trup.

(Kosova Sot Online)