Nuk pati fuqi elektorale të garonte i vetëm, LDK-ja ia pa sherrin që e mori në listë AKR-në e Behgjet Pacollit!

Nuk pati fuqi elektorale të garonte i vetëm, LDK-ja ia pa sherrin që e mori në listë AKR-në e Behgjet Pacollit!
Nuk pati fuqi elektorale të garonte i vetëm, LDK-ja ia pa sherrin që e mori në listë AKR-në e Behgjet Pacollit!

Ragip Guraziu

  • 22 February 2021 - 07:48

Shkruan: Ragip Guraziu

Pacolli nuk është asgjë tjetër veç se një mafioz me bashkë-ortakët e tij, i cili nuk e ka as edhe një autobus votuesish, por dëshiron me çdo kusht të “fiton” ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe më pastaj të imponohet në vendimmarrje, duke u bërë pjesë e ndonjë dikasteri ministror për të zhvatur me përfitimet e tij personale e biznesore, sikur ka vepruar pandalshem në të kaluarën për rreth 12 vite.

-Ndëshkimi që elektorati i dhe në zgjedhjet e fundit LDK-së,, përveç zhgënjimit që ka ndodhur për pasojë të zhvillimeve të brendshme në LDK. Është pasojë edhe e marrjes në listë të përbashkët për të garuar si partner në zgjedhje, oligarkun Behgjet Pacollin . Pra është shumë e sigurt që LDK-ja ia pa sherrin edhe Behgj Pacollit, sepse Pacolli nuk kishte fuqi as minimale politike që të garon i vetëm në zgjedhje dhe u detyrua të futet në listën e LDK-së, gjë që për këtë gabim LDK-ja edhe e ka paguar çmimin duke thelluar humbjen e votave. Për të qenë akoma më çmenduri sjellja e Pacollit, ai e akuzon LDK-në për mungesë sinqeriteti, dhe kërkon rinumërim të votave në nivel Kosove.

Kjo humbje totale e sensit në të bërit politikë, shkon vetëm deri aty sa që tregon qartë se Pacolli nuk ka më vend në politikë, nuk mundë të jetë partner politik me asnjë nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend sepse që të gjithë i ka shfrytëzuar maksimalisht, politikisht dhe për interesat puro biznesore. Kjo do të jetë përpjekje e fundit për mbijetesë në politike por që nuk do të ketë sukses. Do ta shohim një përfundim zhgënjyes në fund të karrierës së tij të gjate prej mafio e krimo-politikes, pasi që ai me nuk do ta ketë atë fuqinë e ndikimit e bllokimit gjithnjë kriminal, që e kishte përdorë për shumë vite në ndërtimin e institucioneve të reja. Gjithsesi që kërkesa e mafio-oligarkut, dhe pro rusit Behgjet Pacolli, për rinumërim të tërësishëm të votave , kinse për shkak se i janë vjedhur at, është absurdi më i madh i një lakmitari për pushtetin kriminal që po e humb karrierën , ngase është një humbës total i zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".