Gjendja me COVID -19 në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 09:27
Gjendja me COVID -19 në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 57 pacientë me koronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 569 pacienteë kaneë marreë trajtim emergjent sheëndeteësoreë, pacientë dhe nga këta 36 pacienteë janeë shtrireë peër trajtim teë meëtutjesheëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nëntë normale dhe tre me prerje cezariane.

445 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5259 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

(Kosova Sot Online)