Krasniqi: Subjektet politike nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19, AUV ka kryer mbi 14 mijë inspektime

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 12:32
Krasniqi: Subjektet politike nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19, AUV ka kryer mbi 14 mijë inspektime

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Naser Krasniqi, ka thënë se janë duke vazhduar me kontrollet inspektuese në të gjitha komunat e Kosovës për respektimin e masave antiCOVID.

Krasniqi gjatë raportimit të tij në takimin e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 tha se kanë bërë edhe inspektimin e subjekteve politike.

“Inspektimet e subjekteve kanë qenë kryesisht në hoteleri, shesh e të tjera. Respektimi i orarit nga sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i kënaqshëm, ku nuk është respektuar orari është gjobitur subjekti. Gjatë tubimeve të partive politike nuk janë respektuar masat antiCOVID andaj ne kemi gjobitur këto subjekte”, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se kanë shqiptuar disa vërejtje edhe gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, më 14 shkurt.

“Gjatë vendvotimeve është monitoruar gjendja është shqiptuar vërejtje, dhe është vërejtur se temperatura matëse nuk është respektuar, dhe po ashtu distanca nuk është mbajtur”, pohoi ai.

Krasniqi tregoi se deri tani kanë bërë mbi 14 mijë inspektime në gjithë Kosovë, ku kanë bërë edhe shqiptimin e gjobave për qytetarë.

“Nga janari e deri tani, inspektorati sanitar ka bëre 14 mijë e 579 inspektime, gjoba për personat fizik 238, për persona juridik 232, vendimi për izolim 908, dalje nga izolimi 638, mbikëqyrje varrime 200”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)