Traditë 500-vjeçare, si u zhvillua këtë vit “Festivali Lakuriq” në Japoni

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 12:34
Traditë 500-vjeçare, si u zhvillua këtë vit “Festivali Lakuriq” në Japoni

Në këtë kohë një vit më parë, mijëra burra u mblodhën në Okayama të Japonisë për festivalin “Hadaka Matsuri” i njohur gjithashtu si “Festivali Lakuriq”.

Në këtë moment, fotografitë nga ngjarja e vitit të kaluar të kujtojnë se sa shumë gjera kanë ndryshuar në botë që nga ajo kohë.

Edhe pse pandemia ndryshoi ritmin e jetës, festivali u zhvillua edhe këtë vit por me ndryshime të konsiderueshme. Organizatorët konfirmuan se ai u mbajt më 20 shkurt, me një grup te kufizuar prej 100 burrash dhe ishte i mbyllur për spektatorët.

Në një deklaratë për shtyp ku nënvizonin arsyet pse e zhvilluan festivalin, organizatorët vunë në dukje se festivali zhvillohet pa asnjë vit ndërprerje për më shumë se 500 vjetësh dhe përbën një traditë që nuk donin që të prishej.

Hadaka Matsuri feston bekimet e një korrje të begatë, prosperitetit dhe pjellorisë dhe nisi si një ritual gjatë Periudhës Muromachi (1338-1573).

Festivali zhvillohet të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin Saidaiji Kannonin, rreth 30 minuta larg nga qyteti Okayama.

(Kosova Sot Online)