Këto janë arsyet pse po kërkohet rinumërimi në 500 vendvotime

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 13:35
Këto janë arsyet pse po kërkohet rinumërimi në 500 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku pritet të miratohet vendimi për rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve.

Sipas KQZ’së, janë katër arsye për rinumërimin e këtyre vendvotimeve.

“Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

(Kosova Sot Online)