Kryetari i ri i LDK-së jo nga zarfi i klanit të kryetarit Isa Mustafës në ikje, manipulimi mund ta përsëris Kuvendin e 6 historik të ndarjes dhe të fluturimit të karrigeve

Kryetari i ri i LDK-së jo nga zarfi i klanit të kryetarit Isa Mustafës në ikje, manipulimi mund ta përsëris Kuvendin e 6 historik të ndarjes dhe të fluturimit të karrigeve
Kryetari i ri i LDK-së jo nga zarfi i klanit të kryetarit Isa Mustafës në ikje, manipulimi mund ta përsëris Kuvendin e 6 historik të ndarjes dhe të fluturimit të karrigeve

Ali Hertica

  • 22 February 2021 - 13:09

Shkruan: Ali Hertica

Ajo që ka ndodhur në LDK nuk është e tëra, e mjaftueshme, sepse dorëheqja në këtë mënyrë e Isa Mustafës nuk është dorëheqje e mjaftueshme pa i shpallur zgjedhjet e përgjithshme në LDK-ë. Ai po mundohet të mashtron me disa riparime aty këtu e ad hok. Prandaj në një gjendje të tillë të mos koordinimit me anëtarësinë, një nga një, me secilin individ dhe strukturë në baza, elektorati i LDK-së rrezikon të shkon në një kuvend të ri zgjedhor të përçarë e të tensionuar, sikur ishte ai kuvendi i 6 i historisë së ndarjes dhe fluturimit të karrigeve , e ndoshta edhe më keq!

Dorëheqja e Isës nuk mjafton, dorëheqje deri tek kryetaret e nëndegëve, kështu qetësohet elektorati dhe përimtohet LDK-ja, kjo po bëhet me shumë vonesë. LDK-së duhet ti kthehet identiteti dhe fuqia elektorale që e ka pasur të pa diskutueshme e të pa cenueshme. Fjala është zgjedhje te lira dhe te ndershme brenda partisë, jo me zarfa. Po i përcjelli me vëmendje shumë komente, replika e kundër replika zëra ndoshta te arsyeshme dhe ulërima te pa arsyeshme. Situata është serioze dhe shumë e ndërlikuar në LDK. Nëse nuk realizohet Reforma urgjente , me ripërtëritje të strukturës me të rinj dhe me angazhimin e veprimtarëve të devotshëm në LDK, e që nuk janë të pakët por janë të anashkaluar, ky subjekt politik mundë të pësoi fiasko të dyfishtë në zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti, muajin Nëntor.

Mobilizim dhe pastrim të radhëve nga të dështuarit serik dhe klani që i solli dëme LDK dhe Kosovës duhet të zhvillohet në mënyrë paralele. Të gjitha strukturat e LDK-së, kryesia, këshilli i përgjithshëm , degët dhe nëndegët ,duhet dhënë përgjegjësi dhe dorëheqje pa asnjë hezitim dhe pa vonesë, secili duhet ta sheh përgjegjësinë e vetë personale e pastaj të vlerësohet ajo kolektivja. Këto gjëra duhet të ndodhin në forumet partiake dhe jo përmes rrjeteve sociale sikur që ka filluar tani një lloj debati jo normal dhe krejtësisht i çakorduar. Duhet të reflektohet me guxim dhe gjërat, faktet të sheshohen sy më sy dhe në tavolinë. Atu zgjidhet nyja e secilit problem, por jo duke provuar të bëhen ndryshime me reagime nga distanca. Trendët negative që kanë përfshirë LDK-në rrezikojnë të ja humbin këtij subjekti politik edhe ata votues besnik, të përjetshëm, prandaj duhet të veprohet me urgjencë dhe të bëhen ndryshime në harmoni me kohën dhe nevojat.

Ç'do anëtar e strukturë duhet të merr vendim individual apo grupor, secili që ka përgjegjësi për dobësitë e grumbulluara duhet dhënë dorëheqje të parevokueshme si hap moral dhe njerëzor, duhet hapur rrugë gjeneratave të reja por edhe të tjerëve. LDK-ja me logjikën e përjashtimit dhe injorimit të vlerave po duket se ka hyrë në rrugë pa krye. Rezultatet po tregojnë se si tani vota ka ikur nga LDK, ka shkuar tek VV-ja dhe Vjosa Osmani. Sipas raportimeve të përafërta, Vjosa Osmani ka mbi 200.000 mijë vota, dhe kjo tregon më së miri se elektorati i LDK-së, ka qenë komplet i shkëputur me strukturat e LDK-së, derisa strukturat i kanë bërë qejf vetes dhe janë pozicionuar rreth klaneve të ngushta e grupeve të tjera të interesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".