Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 14:08
Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, kërkoi sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ.

Ai tha se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.

“Nëse ka pako që ka ardh në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”.

“Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje. Ne kemi marrë informata jashtë KQZ”, tha ai.

(Kosova Sot Online)