Për herë të parë, vetëm Qeveria e ardhshme e LVV-së me kompetencë dhe fuqi të pavarur vendimarrëse, pa kushtëzime nga opozita dhe Lista Serbe

Për herë të parë, vetëm Qeveria e ardhshme e LVV-së me kompetencë dhe fuqi të pavarur vendimarrëse, pa kushtëzime nga opozita dhe Lista Serbe
Për herë të parë, vetëm Qeveria e ardhshme e LVV-së me kompetencë dhe fuqi të pavarur vendimarrëse, pa kushtëzime nga opozita dhe Lista Serbe

Muhamet Kelmendi

  • 22 February 2021 - 07:40

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kjo pozitë e tanishme, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, si në legjislaturën e fundit, apo nga një deputet. Pozita tash ka vota për pushtet ekzekutiv dhe legjislativ e gjyqësor. Asaj i duhet ndoshta një koalicion për President. Edhe kjo mbetet të shihet. Kështu kemi tash një pozitë të fortë në Kuvend ku pushtetet e Kuvendit mundë të ushtrohen mirë dhe me kompetencë. Po a do të bëhet kjo? Varet e tera nga vullneti i pozitës. Opozita nuk ka mundësi të ndali a pengojë në këtë punë. Dështimet a sukseset varen nga pozita por jo edhe nga opozita.

Kuvendi mund të funksionoi shumë mirë! Kuvendi i Kosovës ka pasur mos funksionim në çdo fushë të ushtrimit të pushtetit të vetë. E mbi të gjitha në fushën legjislative, pa përmendur pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, ku pati tërësisht dështim. Në fushën e tillë, përkatësisht në legjislacion, kjo legjislaturë e Kuvendit është në pozitë shumë më të mirë se pozita në të kaluarën. Pozita ka mundësi ta shëron edhe pushtetin gjyqësor. Pushteti ekzekutiv ( qeveria) ka mjaftë forcë në Kuvend. Ajo del me këto zgjedhje shumë e fortë dhe stabile.

Nuk varet nga asnjë votë e Listës serbe. Legjislatura që iku "me bisht nën këmbë" nuk i kishte votat e mjaftueshme në Kuvendi e Republikës për të nxjerrë ligje dhe nuk kishte as vullnet për ta kontrolluar, korrigjuar dhe shëruar veten dhe pushtetin gjyqësor. Në anën tjetër, nga qeveria nuk paraqiteshin projektligjet e nevojshme për të ndërtuar shtetin juridik. E në Kuvend, deputetët, janë mësuar kurrë mos të përgatitin projektligje. Deputetët rrinë dhe shikojnë se çka iu bihet nga qeveria për votim. Në këtë legjislature pozita ka vota vetëm për vetëm mbi 50% për të funksionuar në Kuvendi. Si duket VV vetëm apo me minoritetet jo serbe e arrin numrin e votave deri në 70.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".