Tragjike: Kurioziteti e futi në lavatriçe, humb jetën vogëlushi

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 14:17
Tragjike: Kurioziteti e futi në lavatriçe, humb jetën vogëlushi

Në një kopsht në Zelandën e Re është gjetur pa ndjenja një fëmijë i vogël pasi ishte futur në lavatriçe. Menjëherë ai u dërgua në spital ku dhe më pas humbi jetën.

Sipas mediave të huaja, tragjedia e rëndë ka ndodhur në Christchurch në zonën periferike të Hoon Hay.

“Një fëmijë u lëndua dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq”–  tha një zëdhënës i policisë në vend.

“Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes derisa mjeku i mjekësisë ligjore është informuar”–  thuhet më tej në deklaratë.

Edhe më parë ekspertët kanë paralajmëruar rreziqe që sjell makina larëse me dere para.

Pasi fëmijët e vegjël mund të futen aty për të eksploruar dhe më pas mbyten.

(Kosova Sot Online)