Kush ishte ambasadori italian i vrarë sot në Kongo, mesazhi i Di Maios

  • S.A /
  • 22 February 2021 - 16:18
Kush ishte ambasadori italian i vrarë sot në Kongo, mesazhi i Di Maios

ëKush ishte ambasadori italian i vrarë sot në Kongo, mesazhi i Di Maios

Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio 43 vjec, ka mbetur viktimë e një atenati në qytetin Kanyamahoro ndërsa po udhëtonte me një autokolonë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, kur autokolona është sulmuar nga një grup i armatosur i cili ka tentuar të rrëmbejë personelin e OKB.

Gjatë atentatit diplomati italian ka marrë plagë të rënda e ka ndërruar jetë në spitalin e Gomas.

Së bashku me Ambasadorin italian, viktimë ka mbetur dhe një polic i Trupës së Karabinierisë Italiane.

Lajmi është zyrtarizuar dhe nga Minsitria e Jashtme Italiane.

Luca Attanasio ishte një nga diplomatët më të rinj në moshë. Pas disa eksperiencash në misionet diplomatike në Marok, Nigeri e Zvicër, prej marsit të 2017 ishte emëruar në krye të misionit diplomatik në Kongo.

I lindur në Milano dhe i diplomuar për Shkencat Ekonomike në Universitetin e Boconit, nisi karrierën e tij diplomatike në vitin 2003.

Ambasadori Luca Attanasio, ishte i martuar me një shtetse kongoleze dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio ka shprehur dhimbjen e tij për këtë ngjarje. “Dy shërbëror shteti humbën jetën në mënyrë të dhimbshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje brutale, e se do punojnë deri në zbardhjen e plotë të saj.“

(Kosova Sot Online )