Vrasja e Kujtim Veselit, sot shqyrtohet ankesa e familjes që kërkon rritjen e dënimit për autorin

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 08:14
Vrasja e Kujtim Veselit, sot shqyrtohet ankesa e familjes që kërkon rritjen e dënimit për autorin

Në Gjykatën e Apelit sot duke filluar nga ora 10:15 do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.

Gjykata Themelore në Prishtinë me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.

I akuzuari Sefedin Osmani me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veseli të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij.

“Ftoheni në prononcimin për media që do e mbajmë pas përfundimit të seancës gjyqësore, tek Gjykata e Apelit në Prishtinë. Para mediave do të flasë Rina Kika, avokatja e familjes së Kujtimit. Ju mirëpresim! Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)