LDK-ja buzë shkatërrimit, e rrezikuar seriozisht nga infiltrimi i strukturave të shërbimeve të fshehta serbe

LDK-ja buzë shkatërrimit, e rrezikuar seriozisht nga infiltrimi i strukturave të shërbimeve të fshehta serbe
LDK-ja buzë shkatërrimit, e rrezikuar seriozisht nga infiltrimi i strukturave të shërbimeve të fshehta serbe

Xhevat Meha

  • 24 February 2021 - 08:00

Shkruan: Xhevat Meha

Shpejtësia e organizimit të Kuvendit zgjedhor do të duhej të ishte diçka shumë kuptueshme për ata/ato që njohin praktikat e veprimit të strukturave nga Serbia, "koristi guzhvu". Në këtë "koristi guzhvu" serbët janë të shkathtë. Forcat për largimin e kontrollit nga strukturat e fshehta serbe mbi LDK duhet t'i kenë të njohura këto praktika.

-LDK si organizatë politike ka një histori të mirë, ka edhe anëtarësi të devotshme për ndërtimin e shtetit të Kosovës, ndërtimin e një shteti i cili do t'u ofronte qytetareve të saj jetës të dinjitetshme në Kosovë dhe jo kaos nga i cili qytetaret ikën nga Kosova. Pikërisht nga fakti se LDK e ka këtë anëtarësi, edhe rrjetet e strukturave të fshehta serbe kanë veprimtarinë më të fuqishme këtu.

Lufta e tanishme brenda LDK-së është luftë për ruajtje të kontrollit nga strukturat e fshehta serbe mbi LDK, edhe pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Këto struktura, nuk e humbin lehtë kontrollin e instaluar shumë vite më parë, mirëpo pashmangshëm ky kontroll do të humbet. Forcat brenda LDK-së që luftojnë për largimin e këtij kontrolli do të dalin triumfuese, veç se jo lehtë dhe gjithsesi jo shpejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".