I shpëtohet jeta deles që nuk ishte qethur për 5 vite, mbante mbi trup 34 kilogramë lesh

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 08:24
I shpëtohet jeta deles që nuk ishte qethur për 5 vite, mbante mbi trup 34 kilogramë lesh

Një deleje i është hequr nga trupi më shumë se 34 kg lesh pasi qëndroi e paqethur për 5 vite.

Delja e quajtur Baarack nga ekipi i shpëtimit u gjend duke u endur nëpër rrugë në qytetin e Victorias, Australi.

Leshi po i bllokonte shikim dhe po e rëndonte shumë duke ulur shanset e saj për të mbijetuar.

Personi që mori përsipër qethjen e deles u shpreh: Nuk mund ta besoja se brenda gjithë atij leshi të kishte një dele të gjallë. Brenda leshit u gjendën shkopinj, degë dhe insekte të panumërta. Gjendja e kësaj dele ishte e rëndë dhe shanset për të jetuar ishin shumë të vogla. Tani Baarack ndihet më e lehtë dhe mund ta shohë botën më qartë.

(Kosova Sot Online)