Lajmi i fundit: Aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 09:16
Lajmi i fundit: Aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vetura të policisë janë parë para objektit të ministrisë, derisa ende nuk ka ndonjë informacion se për çfarë arsye është duke u kryer kjo bastisje.

Media ka provuar që të marrë një konfirmim nga policia, por të njejtit kanë qenë të paqasshëm.

(Kosova Sot Online)