Provimi i parë i pushtetit të Albin Kurtit përballë votës qytetare, mbrojtja e shtetit dhe pasurisë nga nëntoka e klaneve kriminale

Provimi i parë i pushtetit të Albin Kurtit përballë votës qytetare, mbrojtja e shtetit dhe pasurisë nga nëntoka e klaneve  kriminale
Provimi i parë i pushtetit të Albin Kurtit përballë votës qytetare, mbrojtja e shtetit dhe pasurisë nga nëntoka e klaneve  kriminale

Skender Mulliqi

  • 24 February 2021 - 07:56

Shkruan: Skënder Mulliqi

Shumë na duhen ndryshimet pozitive kësaj radhe , së shumë gjatë jemi vonuar në procese. Është koha e fundit të mendojmë esëll , e jo të lejojmë të rrjedhin gjërat sikur do të “ avullohemi “ shpejt nga globi. Është koha të bëhemi të vyeshëm dhe të ecim pa drojë përpara , e jo të mbesim gjithmonë vetëm si të përshtatshëm.

-Shoqëria e Kosovës ka pasur përjetimet më të këqija gjatë këtyre viteve. Ishte shoqëri e lënë krejt pas dore, shoqëri e cila është eksportuar dhe robëruar në konstrukt. Dikush u pasurua shumë nga plaçkitja në këtë fazë të tranzicionit, e shumica ka rënë buzë ekzistencës. Ne, sot nuk kemi shëndetësi mbrojtëse , nuk keni shëndetësi e cila në mënyrë efikase na mbron nga sëmundjet, madje do të thosha më të lehta , e nga korona globale , e cila na ka pru gjendjen edhe më të keqe , të mos flasim . Po largohen njerëzit nga Kosova , po vdesin nga korona , po vdesin nga kushtet shumë të dobëta ekonomike.

Pushteti i ri i Albin Kurtit ka para vetit detyra të mëdha, për ti mbrojtur qytetarët e vet , që ishin shumë të pa mbrojtur. Ka për detyrë pushteti i ri që të mbrojë shoqërinë. Ka detyrë të mbrojë shoqërinë e cila është rrezikuar seriozisht nga nëntoka e kanaleve dhe klaneve të ndryshme kriminale .Në anën tjetër edhe qytetarët duhet më në fund të kuptojnë se fatin duhet ta kthejnë në duar të tyre . Si nuk duhet të lejojnë të manipulohen më nga askush. Nuk duhet të krijohen mite, së ato mendime na sjellin dëme të mëdha si shoqëri dhe si shtet. Tiparet na bëjnë që të sillemi dhe të mendojmë si njerëz. Këtë gjithmonë duhet ta kujtojmë .Vlerat janë ato që na bëjnë të dallohemi nga qeniet tjera .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".