Policia konfiskon edhe dokumente nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 10:24
Policia konfiskon edhe dokumente nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie.

Media merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë, raportohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

(Kosova Sot Online)