Policia aksion edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 10:27
Policia aksion edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke mbajtur një aksion edhe në Komunën e Istogut.

Mediat lokale raportojnë se tashmë njësia speciale e ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.

Media ka tentuar që të kontaktojë me policinë në këtë rajon megjithatë, nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Kryetari i Komunës ndërkaq, ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.

“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.

(Kosova Sot Online)