Prokurorja Bolici: I kemi përfshirë në listë disa dëshmitarë që do t’i përdorim kundër Gucatit dhe Haradinajt

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 12:29
Prokurorja Bolici: I kemi përfshirë në listë disa dëshmitarë që do t’i përdorim kundër Gucatit dhe Haradinajt

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici, i ka cilësuar të pabazuara parashtrimet e mbrojtjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Bolici ka thënë se ZPS-ja do t’i përdorë disa dëshmitarë në këtë rast, ndërsa tha se s’ka nevojë të intervistohen të gjithë ata.

“Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara. Lidhur me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë ata në listë. Nuk ka nevojë të intervistohen të gjithë”, tha prokurorja Bolici.

“Prokuroria do t’i ftojë për të dëshmuar dëshmitarët, deklaratat e të cilëve janë bërë të ditura”, theksoi ajo. 

(Kosova Sot Online)