Mytaher Haskuka infektohet me COVID-19

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 14:22
Mytaher Haskuka infektohet me COVID-19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai njoftoi se nga fundjava është në vetëizolim.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka treguar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.

Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.

Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.

Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!

(Kosova Sot Online)