
Një detaj nga aksioni i sotëm: Njëri prej të arrestuarve, edhe më herët akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Luan Statovci është njëri nga të arrestuarit e sotëm nga aksioni i policisë në Ministrinë e Bujqësisë.
Statovci mbanë pozitën e zyrtarit për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).
Kjo është hera e dytë që Statovci përfundon nën pranga të policisë
Më 2017 Luan Statovci akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai ishte akuzuar se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.
Policia e Kosovës sot i ka bastisur fabrikën e kërpudhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.
Siç u raportua në media nga janë konfiskuar tri armë.
(Kosova Sot Online)