Peshkopi serb mundohet ta arsyetoj rrahjen brutale ndaj djalit të Nenad Rashiqit

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 14:50
Peshkopi serb mundohet ta arsyetoj rrahjen brutale ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic ka komentuar rrahjen brutale që një grup serbësh kanë kryer ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Graçanicë.

Janjic ka thënë se Rashiq nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat serbe por vetëm për mediat kosovare duke shpërndarë gënjeshtrën që sipas tij Lista Serbe qëndron prapa sulmit.

Sipas Igumenit Janjic, Nenad Rashiqit nuk i intereson mirëqenia për serbët por vetëm pushteti.

“Nenad Rashiq nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat serbe pas përleshjes, ai vrapoi tek portalet kosovare të cilat me kënaqësi i besuan gënjeshtrës se Lista Serbe ka linçuar fëmijët për arsye politike dhe postuan fotografinë e përleshjes”, ka shkruar Janjic mes tjerash.

https://www.facebook.com/sava.decanac/posts/4341844189163019

(Kosova Sot Online)