Babai publikon pamjet tronditëse të vogëlushes që tërhiqet nën shtrat

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 23:17
Babai publikon pamjet tronditëse të vogëlushes që tërhiqet nën shtrat

Pamjet rrëqethëse nga kamera e mbikëqyrjes në dhomën e fëmijëve u bë virale në TikTok.

Gjegjësisht, babai i një vajze dy vjeçare postoi një video në të cilën, siç pretendon ai, diçka ose dikush po e tërheq vajzën nën shtrat.

“Vajza ime u tërhoq nga diçka nën shtrat. Gruaja ime mendon se ajo u zvarrit, por është e qartë se diçka e tërhoqi atë”, shkroi ai në një video të shikuar nga mbi tetë milionë njerëz.

Videoja tregon vajzën duke luajtur dhe pas disa çastesh ajo shkon në skajin tjetër të shtratit të saj, ku përkulet sikur kërkon diçka.

Ajo shpejt filloi të thërriste nënën e saj dhe të qante ndërsa u zhduk gjithnjë e më shpejt nën shtrat.