Tha se mund të kandidojë për kryetar të LDK-së, çfarë mesazhi po dërgon Lutfi Haziri

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 09:18
Tha se mund të kandidojë për kryetar të LDK-së, çfarë mesazhi po dërgon Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar në dorëheqje i LDK-së ditë më parë është pyetur për mundësinë që të jetë ai njëri nga kandidatët për kryetar të partisë.

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim, por se kush mundet me u bë kryetar e vendos Kuvendi. Nuk kam vendos ende a me kandidu apo jo”, ka thënë ditë më parë Haziri kur është pyetur për këtë çështje, pasi që dha dorëheqje Isa Mustafa.

Haziri deri më tani nuk e ka treguar nëse ka vendosur se çka do të veprojë, megjithatë, mbrëmë është lajmëruar me një foto në Facebook.

“#Shqipëria e Shqiptarve”, ka shkruar ai, derisa ka publikuar llogon e Dardanisë.

(Kosova Sot Online)