Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-ja

Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-ja
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-ja

Ragip Guraziu

  • 25 February 2021 - 07:59

Shkruan: Ragip Guraziu

E rëndësishme është që kryetari i ri të fillon me urgjencë reformën në LDK, me nja plan politik dinamik të veprimit, ta bëjë një prerje të thellë kirurgjike dhe të shkëputet me boshtin e të keqes që ka depërtuar thellë edhe në strukturat e LDK-së Është tepër e domosdoshme që të ketë shkëputje të plotë të lidhjeve klanore e klienteliste me gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar për interesat personale këtë parti politike. Veprimi politik duhet të jetë një strategji e mirë menduar për zbatim, që të drejtohet nja njerëzit meritor, nga të rinjtë të cilët e marrin besimin e elektoratit nëpër të gjitha nivelet e strukturave partiake, të forumeve, deri në qendër, sepse vetëm kështu ka shpresë të rikthimit dhe të kompensimit të asaj që është humbur deri më tani.

Isën nuk i shkoi mirë LDK-së dhe çka po ndodhë pas gjendjes se kaosit dhe dorëheqjes së Kryesisë dhe kryetari qe dolën humbës dhe shumë të koritur. Në LDK po zihet fasulja kokrra pas kokorra, dhe ai ujku i vjetër zanatin nuk po e harron edhe pse e pranon humbjen. Isës po ja prijnë duhanin te gjithë tinës. Secili le ta kërkon fajtorin brenda vetvetes dhe të adreson përgjegjësin, duke filluar nga vetja e pastat të shoh tek të tjerët, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, njihet me thënien e tij të famshme “Zgjedhjet do t’i fitoj me duar në xhepa”, praktikë që e ka zbatuar prandaj me këtë moto janë ushqyer edhe të tjerët dhe të gjithë së bashku kanë dështuar.

Ndërsa tash kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, vraponte e garonte me thënien se “Albinin e futi në xhep”, prandaj edhe PDK-sikur se LDK-ja e morën atë qe e kanë merituar, mbase morën më tepër se që duhej në këto zgjedhje sepse vota për LVV-në dhe listën e Vjosa Osmanit vërtetë ishte një formë e shprehjes si në referendum popullor. Tani në pritje të shpalljes zyrtare të zgjedhjeve brenda LDK-së, kanë filluar të paraqiten kandidatura e të apostrofohen emra të ndryshëm, se do të jetë ku apo ai tjetri. LDK-ja gjendet në një udhëkryq serioz, nga i cili duhet të del duke gjetur drejtimin e duhur të lëvizjes për ta kompensuar humbjen e madhe që e ka pësuar në këto zgjedhje, por që realisht është shprehje e mllefit të madh të grumbulluar për vite të tëra ne elektoratin e LDK-së, të zhgënjyer me udhëheqësin që ka pasur.

Si parti politike e familjes së partive popullore evropiane, LDK duhet të reformohet me shumë kujdes. Nuk guxon të bëjë improvizime. Në këtë fazë serioze në të cilën gjendet LDK, fare pak ka rëndësi nëse Kryetar i partisë bëhet Lumir Abdigjiku apo Anton Quni, Kujtim Shala apo dikush tjetër. Me rëndësi është që përveç reformimit strukturor e profesional, të ketë edhe një rifreskim programor dhe statusor, që të krijohet hapësirë për zgjerimin e rrethit të anëtarësisë sidomos tek të rinjtë që kanë mbetur në harresë, duke ju dhënë mundësi dhe privilegje vetëm shtresës së lartë tradicionale, sikur të jetë ajo një shtresë e familjes “mbretërore”. Kjo sjellje e tillë e ka dëmtuar LDK-në sepse i ka zhgënjyer simpatizantët dhe elektoratin që tash 20 vjet në liri, përbëhet kryesisht nga brezi i ri, sepse kemi ndërrim të madh të gjeneratave. Kryetari i cili, cilido që vjen, nuk guxon të jetë me mandat afatshkurtër sikur që po flitet e po planifikohet, duhet ta ketë mandatin e plotë statusor 4 vjeçar, dhe pastaj të shihet suksesi apo dështimi i tij, në mënyrë që të vendoset për mandatin vijues.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".