Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 09:30
Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se një prej të arrestuarve në aksionin e djeshëm në Ministri të Bujqësisë dhe dy lokacione të tjera, është liruar në procedurë të rregullt.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zyrtarët e tjerë të arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, këta zyrtarë janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit.

Gjatë bastisjeve në disa zyre dhe vendbanime të personave të arrestuar janë konfiskuar: 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

(Kosova Sot Online)