Bosi i drogës, viktimë e atentatit mafioz, kush është i famshmi Behar Sofia

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 10:13
Bosi i drogës, viktimë e atentatit mafioz, kush është i famshmi Behar Sofia

Mëngjesin e kësaj të enjte një ekzekutim mafioz ka ndodhur në mes të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Piramidës ku është ekzekutuar me armë zjarri selenciator 65 vjeçari, Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit  banues ne Rrugen e Qelqit Kombinat.

Sofia është  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Ai u arrestua disa vite më parë për trafikun e dhjetra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.

Ndër të tjera kujtojmë se 65 vjeçari në  gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

(Kosova Sot Online)