Lexoni edhe:
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-ja
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas pamjeve ku shihet emisari Miroslav Lajçak duke dhënë një intervistë, dhe pas tij është një hartë e cila paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Latifi ka përmendur deklaratën e anëtarit të VV’së, Glauk Konjufca, i cili kishte deklaruar se nëse e kërkon Bashkimi Europian, Kosova do ta shqyrtojë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Isa Mustafa po pështjell diçka të mbrapshtë, ujkut të vjetër ja pa sherrin vetë LDK-jaLexoni edhe:
“Nëse na e kërkon Bashkimi Europian ne do ta shqyrtojmë vendimin për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thoshin e thonë ende shumë partizanë të majtë në Kosovë, për të cilët djalli banon në Shtëpinë e Bardhë, e jo diku tjetër. Ja cili Bashkim Europian e kërkon: Shikojeni mirë hartën prapa këtij euroburokratit serbofil që flet dhe vepron në emër të Bashkimit Europian”, ka shkruar Latifi.
Ndryshe, emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Ëestern Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Ndërkohë, ndaj kësaj ka reaguar edhe Florian Bieber, historian dhe profesori i Shkencave Politike dhe drejtor i Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, i ka reaguar lidhur me hartën që është shfaqur prapa shpinës së Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me Kosovën brenda territorit të Serbisë.
“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrën tënde me një përshkrim të tillë të punës është një gafë madhore”, ka shkruar Bieber në Twitter.
(Kosova Sot Online)