Pfizer teston dozën e tretë që lufon variantet e reja të koronavirusit

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 16:17
Pfizer teston dozën e tretë që lufon variantet e reja të koronavirusit

Pfizer poteston një dozë të tretë të vaksinës së tij anti-covid që ndihmon në rritjen e mbrojtjes ndaj varianteve të reja.

Pjesëmarrësit në studim do të marrin një dozë të tretë nga 6 deri në 12 muaj nga imunizimi fillestar. Vaksina që do të marrin është e njëjtë me dy të parat. Më pas shkenëctarët do të shqyrtojnë nëse pjesëmarrësit në studim do të zhvillojnë antitrupa që I mbrojnë kundër mutacioneve të reja të koronavirusit.

Pfizer është gjithashtu në bisedime me rregullatorët e shumë vendeve lidhur me mundësinë e testimit të një versioni të modifikuar të vaksinës së tij. Megjithatë kompania thotë se nuk ka ndonjë arsye të mendohet se mutacionet janë rezistente ndaj formulës aktuale, por testet po kryen për të qenë të përgatitur për çdo lloj ndryshimi të papritur.

(Kosova Sot Online)