Brenda zyrave të Agjencisë për Zhvillim dhe Bujqësi, një ditë pas aksionit

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 20:35
Brenda zyrave të Agjencisë për Zhvillim dhe Bujqësi, një ditë pas aksionit

Puna në zyrat e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, ka vazhduar me gjithë mungesën e zyrtarëve të arrestuar.

Lirshëm po dalin për të shfrytëzuar pauzën e drekës.

Por, këtë liri zyrtarët e Ministrisë dhe Agjencisë së Bujqësisë nuk e patën gjatë të Enjtes.

Hyrjet e daljet e tyre nga institucioni u pamundësuan nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Këta të fundit bllokuan dyert, përderisa brenda po zhvillonin një aksion bastisje dhe arrestimi.

Një ditë pas aksionit në AZHB, kjo është gjenja në këto zyra.

Në këtë zyrë, ku sot do të duhej të ishte në punë Berat Nika tavolina po qëndron e zbrazur.

Ky i fundit u arrestua, dhe u dërgua në mbajtje për keqpërdorim të detyrës.

Afër tij,  qëndronte edhe kolegu Sadat Shkodra po ashtu i arrestuar.

Këta dy përpos punës duket se bashkëpunuan edhe në punë tjera jo zyrtare.

Shkodra shihet se i la punët në gjysmë, pasi që u arrestua pa paralajmërim.

Ky i fundit mbante pozitën e zyrtarit të lartë shpenzues në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

E afër këtij departamenti, është edhe zyra e mbyllur e drejtorit të Drejtorisë për pagesa direkt.

Kjo pasi vet drejtori i kësaj zyre, Luan Statovci, u arrestua dhe po qëndron në mbajtje.

Në këtë institucion punon edhe gruaja e tij Emine Statovci, të cilëve në shtëpinë e tyre në Batllavë i’u gjetën iu gjetën para.

E një pamje të ngjashme ka edhe zyra kryeshefit në detyrë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhës.

Madje pas arrestimit të tij vërehen gjurmët se letra ku figuronte emri i tij është larguar nga dera.

Mungesa u vërejtën edhe në zyrat e departamenteve tjera, pas arrestimit të gjithsej 10 zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse dje para objektit qëndronte edhe vetura e ndihmës së shpejtë.

Me gjithë mungesën e zyrtarëve të arrestuar, puna në këtë departament të Ministrisë së Bujqësisë ka vazhduar të enjten.

(Kosova Sot Online)