Asamblisti i VV’së-Haskukës: Na përbuze për 3 vjet e gjysmë, shihemi në parti për ballafaqim

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 21:10
Asamblisti i VV’së-Haskukës: Na përbuze për 3 vjet e gjysmë, shihemi në parti për ballafaqim

Pas disa vitesh qeverisje në Komunën e Prizrenit, Lëvizjes Vetëvendosje sot i ka dalë në pah përçarja mes kryetarit Mytaher Haskuka dhe asamblistëve të partisë. Karanfil Haxhillari i VV’së e ka quajtur të turpshme akuzën e Haskukës për bashkëpunim me partitë opozitare, derisa ka paralajmëruar për ballafaqim në organet e partisë.

Derisa Haxhillari i ka uruar shërim të shpejtë Haskukës pasi është infektuar me COVID-19, i tha se kjo akuzë e tij do të trajtohet në organet e partisë.

“Këta kuvendarë që i përbuze për 3 vjet e gjysmë bash për asgjë nuk i pyte asnjëherë, së paku as për buxhet e mos të flasim për pika të tjera, ndërsa sot të sulmon pse nuk po votohen, është e turpshme. Por, sulmi thonë është mbrotja më e mirë. Kryetar hidhi ndonjëherë sytë edhe nga ekzekutivi. Hidhi ndonjëherë sytë edhe nga drejtorat e tu. Kjo akuzë e pabazë edhe e rëndë sigurisht do të trajtohet në organet e partisë.

Me padurim e presim shërimin tuaj kryetar dhe ballafaqohemi në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Pejës.

Ai madje i tha se asamblistët e VV’së i kanë votuar unanimisht pikat e rendit të ditës, anipse sipas tij, nuk janë pyetur asnjëherë për asgjë.

“I nderumi kryetar, po ta kujtoj qe që tri vite e gjysmë kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje të gjitha pikat e rendit të ditës unanimisht ti kanë votuar edhe pse asnjëherë nuk është konsultu asgjë me këta kuvendarë. Për këtë akuzë të sotshme, turp të qoftë. Të ofendosh kuvendarët e subjektit tënd pa asnjë fakt, në të vërtet është për të ardhur keq”, tha Haxhillari.

(Kosova Sot Online)