Shefi i UNICEF’it: Në Prishtinë arrijnë shiringat që do të përdorën për vaksinën anti-Covid

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 22:40
Shefi i UNICEF’it: Në Prishtinë arrijnë shiringat që do të përdorën për vaksinën anti-Covid

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se në fluturimin e sotëm, do të arrijnë në Kosovë shiringat që do të përdoren për vaksinat anti-COVID.

Përmes Tëitter-it, Sahin tha se së shpejti edhe detaje të tjera për arritjen e vaksinës do të bëhen të ditura.

“Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave. Bashkë mundemi!”, shkruan Sahin.

Ndryshe, plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në një përgjigje ka thënë se presin përgjigje nga COVAX  që gjatë kësaj jave të dihet data kur këto vaksina do të arrijnë në Kosovë.

Sipas MSH-së vetëm konfirmimi nga COVAX pritet që të fillojë procesi i vaksinimit.

“MSh pret që këtë javë të informohet nga mekanizimi COVAX për datën e arritjes së dozave të para të vaksinës, dhe të fillojë praktikisht procesi. Plani i vaksinimit është përgatitur e miratuar dhe po pritet vetëm konfirmimi prej këtij mekanizimi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

(Kosova Sot Online)