Edhe një tjetër “Boeing 777” probleme me motorin, bën ulje emergjente në këtë shtet

  • E.K /
  • 26 shkurt 2021 - 11:15
Edhe një tjetër “Boeing 777” probleme me motorin, bën ulje emergjente në këtë shtet

Një aeroplan i tipit “Boeing 777” i kompanisë ajrore “Rossiya Airlines”, me të cilin ishin duke u transportuar mallra, të premten bëri ulje emergjente në aeroportin “Sheremetyeov” në Moskë për shkak të një problemi në sensorin për kontrollimin e motorit, njoftoi kompania.

Sipas faqes për përcjelljen e fluturimeve, “FlightRadar24”, aeroplani në fjalë ishte i modelit “777-300ER”, që do të thotë se ka motorë të prodhuar nga kompania “General Electric”, shkruan Reuters.

Këta motorë janë ndryshe nga ata të tipit “Pratt & Whitney PW4000”, të cilët po kritikohen pasi njëri prej tyre shpërtheu në zjarr gjatë fluturimit të një aeroplani të kompanisë “United Airlines” të shtunën në Shtetet e Bashkuara. Kjo solli në pezullimin e përdorimit të aeroplanëve që kanë aso motori.

Kompania ruse vepron me aeroplanët “Boeing 777” që janë të pajisur me motorë “GE90-115B”, njoftoi agjencia federale e aviacionit, duke shtuar se nuk është duke e shqyrtuar pezullimin e këtyre aeroplanëve.

Aeroplani që bëri ulje emergjente të premten në Moskë ishte nisur nga Hong Kongu dhe destinacion e kishte Madridin e Spanjës. Ulja emergjente u bë pas kërkesës së ekuipazhit të aeroplanit ndaj aeroportit në kryeqytetin rus.

(Kosova Sot Online)