“Numri i rasteve është rritur dy javët e fundit”, Avdullah Hoti flet me ministrin e Shëndetësisë për masat anti-Covid

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 11:49
“Numri i rasteve është rritur dy javët e fundit”, Avdullah Hoti flet me ministrin e Shëndetësisë për masat anti-Covid

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe kreut e Shërbimit Spitalor, Valbon Krasniqin, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.

“Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4112833848777938

(Kosova Sot Online)