Kapet një person duke kontrabanduar epruveta për teste për Covid-19, në Kosovë

  • E.K /
  • 27 February 2021 - 10:50
Kapet një person duke kontrabanduar epruveta për teste për Covid-19, në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Maqedonisë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kontrabanduar epruveta për teste të Covid-19, në Kosovë.

Sipas policisë, atij i janë gjetur 24 pako me gjithsej 576 epruveta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Hani Elezit 26.02.2021 – 10:10. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, me targa të Maqedonisë janë gjetur dhe konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të covid 19, gjithsejtë 576 copë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)