Partitë në pushtet në garën e fushatës zgjedhore duke shkelur ligjin për pandeminë, tash po rrezikohen seriozisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve

Partitë në pushtet në garën e fushatës zgjedhore duke shkelur ligjin për pandeminë, tash po rrezikohen seriozisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve
Partitë në pushtet në garën e fushatës zgjedhore duke shkelur ligjin për pandeminë, tash po rrezikohen seriozisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve

Dardan Grapci

  • 27 February 2021 - 09:01

Shkruan: Dardan Grapci

Shtimin e numrit të të infektuarve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe numrit të atyre që po përfundojnë me vdekje fatale, e kemi peshqesh nga fushata zgjedhore pa kontroll e partive politike. Nëse nuk ndërmerren masa serioze që ti sjellin vaksinat edhe në Kosovë, deri në Qershor të këtij viti do të kemi vdekje masive nga virusi, si pasojë e vazhdimit të trendit të rritjes së personave të infektuar. Qytetarët e Kosovës janë lodhur me fjalët e kota, ka ardhur koha që të veprohet në praktik. Të sigurohen pa vonesë vaksinat, që të vaksinohen fillimisht ata që janë më të rrezikuar, pastaj pjesa tjetër e popullsisë, të mos qëndrojmë indiferent, por të punojnë për një të ardhme të shëndetshme, duke ju kthyer jetës normale deri në fillim të vitit 2022.

-Kastat politike që kanë qenë në pushtet, partitë politike të cilët kanë bërë fushata zgjedhore vend e pa-vend, duke mos iu interesuar për Ligjin, ata vetë e kanë shkelur rregulloren kryesore ku nuk lejohet tubimi i më shumë se 20 persona në një vend, kurse nga ana tjetër gjatë tubimeve bëheshin mbi 50 persona , pa maska mbrojtëse dhe pa dezinfkues për duar. Tani edhe pse kane kaluar gati 2 javë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Qeveria po kërkon që masat të ashpërsohen, qytetarët të dënohen, kurse ata vetë që i kanë mbajtur tubimet të shpëtojnë nga dënimi.

Që në fillim të fushatës zgjedhore, që e filluar partitë politike akoma pa e lejuar dhe pa shpallur zyrtarisht KQZ-ja, kam pasur një parandjenjë të sigurt që pas zgjedhjeve shifra e të infektuarve me Covid do të rritet shumë. E këtë parandjenjë e kam bazuar duke parë sallat, sheshet, kafenetë plot me anëtar dhe simpatizantë që mblidheshin në kundërshtim me ligjin, për ta mbështetur subjektin e caktuar politik. Duke e ditur se në çfarë gjendje e kemi shëndetësinë, është dashur që fushatat të zhvillohen simbolikisht me më pak njerëz pasi që kjo fushatë është transmetuar edhe nëpërmes të mediave dhe rrjeteve sociale, për të depërtuar te secili qytetar, si kurrë më parë më fuqishëm dhe pa asnjë pengesë. Kush e ka vendosur ta votoj x partinë është ditur që do ta bëj, dhe asnjë fushatë s'mundë t'ua ndryshoj mendjen. Pas zgjedhjeve është e pandershme që përsëri të ju bihet në qafë qytetarëve, të ju bëhet presion atyre, të ndiqen e të ndëshkohen në emër të asaj që kinse nuk po i respektojnë masat.

Do të ishte skandoze tani çfarëdo tendence për masa të reja kufizuese, qoftë për qytetarët individualisht qoftë për bizneset, sidomos për sektorin e gastronomisë. Këta politika që akoma janë në pushtet, duke pritur ta hapin derën e të ikin pas ndëshkimit që jua shqiptoj populli me votë, nuk kanë të drejtë që të na lodhin gastronomia të ketë kufizime. Mos të na lodhin tani me ato apele të mërzitshme e bajate për vendosjen e maskave, distancën e gjëra të tilla. Partitë Politike në vend janë fajtorët kryesor për ardhjen e kësaj gjendje ku jemi tani, fillimin e shtimit drastik të rasteve me infektime të të reja. Këta pushtetar që janë në ikje, edhe pse kanë premtuar shumë rreth sigurimit të vaksinës , ende nuk kanë arritur që ti sigurojnë së paku 30% të dozave që konsiderohen të nevojshme, por po merren përsëri me disa angazhime të pa analizuara sa duhet që po dalin krejtësisht të kota.

Nëse qeveria në ikje e Avdullah Hoti gabon dhe ndërmarr përsëri masa të ashpra ndaj qytetarëve dhe bizneseve, derisa të jetë në detyrë, unë i bëjë apel që tani kryeministrit në ardhje Albin Kurtit dhe kandidates për Presidente Vjosa Osmanit, që të mos e lejojnë vazhdimin e atyre masave kur ta marrin pushtetit, do të ishte gabim nëse edhe ata pajtohen ta izolojnë Kosovën dhe ti dënojnë qytetarët Qeverisë në ardhje i bije një barrë serioze e trashëguar nga kjo në ikje, që ti siguron pa vonesë vaksinat anti covid, pasi që kemi ngecur mbrapa, derisa thuajse të gjitha shtetet fqinjë kanë filluar ti vaksinojnë qytetarët e tyre, kurse ne ende merremi me të kaluarën se kush qysh ka qeverisë, kurse premtimi për vaksinën, që të sigurohet më shpejtë, po mbetet mashtrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".