Djali e bën babin për spital

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 09:45
Djali e bën babin për spital

Në komunën e Suharekës, djali ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person mashkull pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin.

(Kosova Sot Online)