Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të KPK-së dhe një personi tjetër

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 14:27
Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të KPK-së dhe një personi tjetër

Pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, në stacionin policor është shoqëruar edhe një tjetër person.

Personat që janë shoqëruar në stacionin policor janë të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Arrestimet e sotme janë vazhdimësi të javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.

(Kosova Sot Online)