Albin Kurti në krye të Qeverisë së re të Kosovës, arrë e fortë e pathyeshme për kompromis në dialogun me Serbinë

Albin Kurti në krye të Qeverisë së re të Kosovës, arrë e fortë e pathyeshme për kompromis në dialogun me Serbinë

Hajrullah Tërnava

  • 01 March 2021 - 07:50

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Një kompaktësi e përbashkët e të gjitha partive politike, do ishte një forcë dhe dëshmi e arritjeve të sukseseve e sidomos për arritjen e njohjes reciproke mes veti, pa kompromis në kufijtë ekzistues të Kosovës.

-Vizita e paralajmëruar e Përfaqësuesit të i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtine dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, do te jete mesazh serioz për lidershipin pas zgjedhor të institucioneve të reja të Kosovës, që pa vonesë të përgatiten për vazhdimin agjendës së dialogut të mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Prandaj ma ne fund tani duhen të vetëdijesohen të gjithë aktoret politik në vend, që të bashkohen për interesat e shtetit kësaj radhe, për të dal unik dhe të fuqishëm përballë Serbisë në këtë proces, ngase tani më shumë se kur duhet shfrytëzuar shansi i presionit të shtuar mbi Serbinë për njohjen e Republikës së Kosovës, mesazhe këto shumë të qarta që vazhdimisht po shkojnë drejtë Beogradit, nga administrate e re amerikane e Presidentit Biden.

Tani o kurrë duhet të mbështetet Qeveria Kurti në këtë moment historik, edhe nga opozita, pasi që nga Beogradi po konsiderohet si partner i pa përshtatshëm dhe “arrë” e fortë e pa thyeshme për tendencat e përfitimit në synimin për kompromis të dhembshëm në dëm të shtetit dhe territorit të Kosovës. Kjo arrihet edhe me ndihmën e shteteve mike që na ndihmuan të çlirohemi dhe që po na qëndrojnë pandërprerë pranë, si në aspektin e sigurimit të kufijve të Kosovës dhe ndihmave tjera që po na i ofrojnë. E kemi rastin e aftësimit të ushtrisë tonë, me ushtrimet e niveleve të larta ndërkombëtare, dhe furnizimin adekuat me armatimin që po na e ofrojnë për furnizim. Sidomos është me peshë këta miq i kemi edhe garantues të ruajtjeve së kufijve të tanishëm ekzistues që nga paslufta e deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".