Mediumi zviceran: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 14:44
Mediumi zviceran: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës

Radio televizioni zviceran, SRF i ka kushtuar hapësirë të veçantë thirrjes së Serbisë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në Beograd, tashmë kur në Prishtinë ende nuk kanë ardhur vaksinat Anti Covid.

Me titullin “Serbia përdor pandeminë për të demonstruar fuqinë e saj kundër Kosovës”, shpjegohet se Serbia u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID -19 në Serbi.

Aty megjithatë, theksohet se për t’u vaksinuar pranohen vetëm njerëzit që kanë dokumente identifikimi që janë të lëshuara nga një autoritet serb.

“Serbia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë që të vaksinohen kundër Covid në Serbi. Sidoqoftë, pranohen vetëm njerëzit me dokumente identifikimi të lëshuara nga një autoritet serb në Kosovë. Kjo e ashtuquajtur “diplomaci e vaksinimit” shkakton reagime të zemëruara”, thuhet në këtë kronikë, ku është dhënë edhe një deklaratë e u.d të presidentit, Vjosa Osmani dhe disa qytetarëve për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)