MSH ka hartuar planin për vaksinim, nisin ankesat

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 23:59
MSH ka hartuar planin për vaksinim, nisin ankesat

SBASHK ka kërkuar që mësimdhënësit të jenë prioriet, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka hartuar planin

Këtë muaj bëhen një vit që nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19 në vend.

Që nga ajo kohë, numri i të infektuarve nga ky virus ka shkuar në rreth 70 mijë.

E tani kur po paralajmërohet ardhja e vaksinës në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan sa i përket grupeve që kanë prioritet për tu vaksinuar.

Ky plan parasheh tre faza ku do të kryhet vaksinimi, e ku gjatë fazes së parë, synohet vaksinimi i perafërsisht 3% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Gjatë fazes së dytë, synohet vaksinimi i 17% të popullsise, e gjatë fazes së tretë, synohet vaksinimi i 50% të popullsise.

Në fazën e parë prioritet kanë katër nëngrupe ku përfshihen Të gjithë punëtorët shendetesorë; Banorët ne shtëpitë e moshuarve dhe terë punonjésit sociale; Grup mosha mbi 80 vjec, e Personat me sëmundje kronike.

Por ky kategorizim nuk po i pëlqen dikujt.

Përfaqësues të SBASHK-ut po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që punonjësit e arsimit të të jenë prioritet për vaksinim.

Në fakt në bazë të planit Shtetëror të Imunizimit kundër COVID-19, mësimdhënësit përfshihen në fazën e dytë, më lartë edhe së puntorët e sigurisë.

Kërkesat e SBASHK po konsiderohen si legjitime nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Por kryetari i saj thotë që nëse arrijnë një numër i vogël i vaksinave atëherë duhet të ndiqen praktikat e vendeve të rajonit.

E ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj kishte premtuar që gjatë muajit shkurt do të arrijnë vaksinat në Kosovë.

(Kosova Sot Online)